Sport

Hysaj tundohet nga milionat e Rusisë, mbrojtësi drejt largimit nga Napoli

27 Shtator 2020, 14:56 Nga DOSJA
Hysaj tundohet nga milionat e Rusisë, mbrojtësi drejt largimit nga

NAPOLI-Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, për të kaluar në kampionatin rus, aty ku e kërkon skuadra e Spartakut të Moskës.Sipas raportimeve të fundit, klubi rus dëshiron të ketë në skuadër mbrojtësin shqiptar dhe për këtë arsye ka dërguar një ofertë në drejtim të Napolit.

Spartaku i Moskës ka ofruar 7 milionë euro, për të bindur Napolin për të hequr dorë nga shërbimet e Hysajt, ndërkohë që italianët kërkojnë të paktën 10 milionë euro, ndërkohë që lojtarit i skadon kontrata në qershor dhe mund të humbasin falas.Gjithashtu rusët kanë gati edhe një kontratë 4-vjeçare për Hysajn, të cilit i ofrojnë 3 milionë euro në sezon.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj napoli serie a hysaj napoli serie a

Sondazh

Poll