Sport

Hamilton zhgënjen në Sochi por Mercedes është super, britaniku do të tentojë rekordin e Shumacher në shtëpinë e gjerman

27 Shtator 2020, 13:26 Nga DOSJA
Hamilton zhgënjen në Sochi por Mercedes është super,

RUSI-Piloti finlandez i skuadrës gjermane Mercedes, Valteri Bottas konfirmohet si specialist i garave të Sochit, pasi ia doli të triumfojë edhe pasditen e sotme, ndonëse u nis nga vendi i dytë, pas shokut të tij Lewis Hamilton.

Britaniku e filloi garën në vendin e parë por pa arritur ta mbajë kryesimin deri në fund të garës.Ky i fundit bëri një garë zhgënjyese dhe mori edhe dy penalitete 5-sekondëshe, duke e mbyllur vetëm në vendin e tretë dhe duke mos arritur të barazojë Michael Schumacher me 91 fitore në Formulën 1. Megjithatë kampioni në fuqi do të tentojë rekordin e ish-pilotit legjendar brenda dy javësh në Nuerburgring në shtëpinë e gjermanit legjendar.

Vendi i dytë këtë herë shkoi për pilotin e Red Bull, Max Verstappen, ndërsa makinat Ferrari vijojnë të dhurojnë performanca zhgënjyese, me Leclerc që e mbylli garën i gjashti dhe Vettel i 13-i.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formula 1 hamilton sochi formula 1 hamilton sochi

Sondazh

Poll