Sport

Largimi i Suarez, trajneri Koeman ia kalon “topin” drejtuesve të Barcelonës: Ishte vendimi i klubit, jo i imi

27 Shtator 2020, 09:49 Nga DOSJA
Largimi i Suarez, trajneri Koeman ia kalon “topin” drejtuesve

SPANJË-Largimi i Luis Suarez nga Barcelona ka bërë që në rrjetet sociale shumë lojtarë të njohur të lëshojnë kritikat kundrejt klubit për mënyrën sesi e largoi uruguajanin. Për këtë temë foli edhe trajneri Koeman ishte holandezi që i komunikoi sulmuesit me anë të një bisede telefonike se nuk e kishte në planet e tij,por e vërteta është ndryshe.

“Duhet të them se duket sikur unë jam personazhi negativ në filmin e Suarez-tha Koeman-por nuk është kështu. Pas telefonatës sime me Suarez, kam treguar respekt për futbollistin dhe për të si njeri.Ka dhënë maksimumin në stërvitje që nga dita e parë dhe i thashe Luisit se do ta kishte të vështirë të luante por nëse do të qëndronte do të ishte një lojtar më shumë i skuadrës.

Këtë ia thanë edhe drejtuesit. Por në fund ishte një vendim i klubit që mori vendime përpara se të vija unë si trajner. Po tentohet të bëhen ndryshime. Ka futbollistë të rinj. Luis dhe unë respektojmë njëri-tjetri dhe kemi folur hapur. Në fund shkoi te Atletico kështu që i uroj fat”. Përfundoi trajneri holandez.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona koeman messi suarez barcelona koeman messi suarez

Sondazh

Poll