Sport

Mjaftojnë 2 javë kampionat në Bundesligë, tekniku i njohur shkarkohet nga klubi pas rezultateve negative

27 Shtator 2020, 09:22 Nga DOSJA
Mjaftojnë 2 javë kampionat në Bundesligë, tekniku i njohur

GJERMANI- Vetëm 2 javë pasi filloi sezoni i ri i Bundesligës gjermane, ka ardhur shkarkimi i parë në rang trajneri. David Wagner, tekniku që drejtonte Schalke-n, nuk do të jetë më në krye të skuadrës, pas dy humbjeve me rezultate të thella.

Skuadra nga Gelsenkirchen u mposht nga Bayern Munich me shifrat 8-0,ndërsa si të mos mjaftonte diçka e tillë u mposhtën nga Werder Bremen me shifrat 1-3. 11 gola të pësuar në dy sfida dhe vetëm 1 i shënuar kanë mjaftuar që Wagner të ndajë rrugët me klubin gjerman. Schalke e ka nisur sezonin ashtu siç mbylli të kaluarin në formë skandaloze.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga david wagner schalke bundesliga david wagner schalke

Sondazh

Poll