Aktualitet

Muzikë dhe erë e rëndë! Fqinjët pikasën vdekjen e gruas në Pogradec, 9-vjeçarja e paralizuar u gjet krah nënës së paj

26 Shtator 2020, 11:14 Nga DOSJA
Muzikë dhe erë e rëndë! Fqinjët pikasën vdekjen e

POGRADEC- Maria Zia Markovska 45 vjeçe, kishte ditë që kishte vdekur në banesën e saj në Pogradec. Familja maqedonase ishte zhvendosur prej vitesh në Pogradec, dhe bashkë me ta jetonte edhe vajza e tyre, 9-vjeçare, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe epilepsi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pavarësisht se gruaja kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë, e bija e paralizuar nuk i kishte lëvizur nga krahu. Ajo u gjet atje nga punonjësit socialë, e dehidratuar dhe e paushqyer për më shumë se 24 orë.

Por si u zbulua vdekja e gruas?

Fqinjët nuhatën pranë derës së shtëpisë një erë të rëndë e cila sa vinte dhe përforcohej. Ata kishin bërë disa herë tentativë për të kontaktuar gruan, por askush nuk përgjigjej. Nga brenda banesës dëgjohej muzikë dhe zhurmë, pasi ndodhej 9-vjeçarja.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e djeshme. Një grua 45 vjeçe, u gjet e vdekur në Pogradec, ndërsa ngjitur me trupin e saj u gjet edhe një fëmijë 9 vjeçe, e paushqyer. Vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuan nga epilepsia, ndërsa për 2 ditë ka qenë e dehidratuar dhe pa ushqim. Ajo ndodhet në spital, ndërsa vijon hetimi për shkaqet që i morën jetën gruas. Paraprakisht, dyshohet se ajo i ka dhënë fund jetës përmes disa tabletave dhe ka ndërruar jetë disa ditë më parë që pasi i vdiq i shoqi.

Lajmi kryesor: Tragjedi në Pogradec! Gruaja që u gjet e vdekur kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, në banesë qëndroi vetëm 9-vjeçarja e sëmurë nga epilepsia, kishte më shumë se 24 orë pa ngrënë

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maria zia markovska vdekja e gruas ne pogradec maria zia markovska vdekja e gruas ne pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 09:52

SHKODËR– Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ky i fundit shpërndate lëndë narkotike. Forca e posaçme “Shqiponjat” kanë vën...