Aktualitet

Gruaja e vdekur në Pogradec/ Flasin fqinjët: Që kur i vdiq burri, nuk e pamë më… nisi të mbante erë (RRËFIMI)

26 Shtator 2020, 10:41 Nga DOSJA
Gruaja e vdekur në Pogradec/ Flasin fqinjët: Që kur i vdiq burri,

POGRADEC- Fqinjët e Maria Zia Markovska, 45 vjeçares që u gjet e vdekur në banesën e saj në Pogradec, thonë se gruaja që prej momentit kur i vdiq i shoqi, nuk ishte më si më parë. Një banor i zonës, shitës në ushqimoren ku gruaja maqedonase bënte pazaret, thotë se burri i saj vdiq një muaj më parë dhe gruaja kishte disa ditë që nuk ishte parë më në lagje.

“Që kur i vdiq bashkëshorti nuk ndihesh mirë dhe ajo. Kisha nja dy apo 3 ditë pa e parë. Të shoqin e kishte nga Maqedonia dhe jetonin këtu. Fqinjët nuk e kishin parë që të dilte dhe po mbante erë.”,-thotë ai.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e djeshme. Një grua 45 vjeçe, u gjet e vdekur në Pogradec, ndërsa ngjitur me trupin e saj u gjet edhe një fëmijë 9 vjeçe, e paushqyer. Vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuan nga epilepsia, ndërsa për 2 ditë ka qenë e dehidratuar dhe pa ushqim. Ajo ndodhet në spital, ndërsa vijon hetimi për shkaqet që i morën jetën gruas. Paraprakisht, dyshohet se ajo i ka dhënë fund jetës përmes disa tabletave dhe ka ndërruar jetë disa ditë më parë që pasi i vdiq i shoqi.

Lajmi kryesor: Tragjedi në Pogradec! Gruaja që u gjet e vdekur kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, në banesë qëndroi vetëm 9-vjeçarja e sëmurë nga epilepsia, kishte më shumë se 24 orë pa ngrënë

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maria zia markovska vdekja e gruas ne pogradec maria zia markovska vdekja e gruas ne pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 09:52

SHKODËR– Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ky i fundit shpërndate lëndë narkotike. Forca e posaçme “Shqiponjat” kanë vën...