Aktualitet

Tragjedi në Pogradec! Gruaja që u gjet e vdekur kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, në banesë qëndroi vetëm 9-vjeça

26 Shtator 2020, 10:21 Nga DOSJA
Tragjedi në Pogradec! Gruaja që u gjet e vdekur kishte ndërruar

POGRADEC- Tragjedi në Pogradec! Gruaja që u gjet e vdekur mbrëmjen e djeshme në shtëpi ndërroi jetë disa ditë më parë. Dosja.al ka mësuar se Maria Zia Markovska 45 vjeçe, i ka vdekur i shoqi para rreth një muaj, ndërsa në banesën e familjes, ku ndodhej e vetmuar me trupin e nënës së vdekur brenda, edhe vajza 9-vjeçare, J.M., janë gjetur shumë tableta ilaçesh.

Vajza e mitur është në gjendje tejet të rënduar shëndetësore, pasi ka më shumë se dy ditë pa ngrënë dhe pa pirë ujë, dhe vuan nga epilepsia. Tashmë ajo ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë dhe ka nisur edhe të reagojë. Megjithatë, ajo që është edhe më e çuditshme në këtë histori është fakti, se vajza e vogël deri tani është vetëm, pasi asnjë nga familja e nënës së saj nuk ka treguar interes për të.

Ndërkohë që gruaja mësohet se ka qenë me shtetësi maqedonase, e po ashtu edhe i shoqi. Ata ishin martuar dhe ishin zhvendosur prej vitesh në Pogradec. Vdekja e saj dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë policia është duke hetuar çdo pistë. Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa pritet që të bëhet edhe ekspertiza në kryeqytet.

Sakaq, fqinjët e familjes kanë thënë se gruaja kishte 2-3 ditë që nuk dilte nga shtëpia duke bërë që të njoftohej policia. Trupi i pajetë i gruas është gjetur nga punonjësit socialë, ndërsa vajza vuan nga epilepsia, dhe kishte kaluar më shumë se 24 orë pa ngrënë. Megjithëse askush nuk hynte apo dilte, nga banesa e vajzës dëgjohej muzikë dhe zhurmë për shkak të vajzës së vogël që ishte e paralizuar. Era e rëndë dhe qetësia kur afroheshe tek dera e banesës bëri që fqinjët të dyshonin dhe të njoftonin policinë. Kur policia dhe punonjësit socialë shkuan në banesë, ata panë se gruaja ishte e pajetë, ndërsa ngjitur me të ishte vajza e vogël. Policia konfirmoi se gruaja kishte ditë që kishte ndërruar jetë, ndërsa e mitura do t’i nënshtrohet edhe testit COVID-19, për të shuar çdo dyshim mbi vdekjen e gruas.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maria zia markovska ngjarja e pogradecit vdekja e gruas ne pogradec maria zia markovska ngjarja e pogradecit vdekja e gruas ne pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 09:52

SHKODËR– Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ky i fundit shpërndate lëndë narkotike. Forca e posaçme “Shqiponjat” kanë vën...