Aktualitet

Sarandë/ Përcillet për në banesën e fundit 71-vjeçar Lefter Zhidru, ‘agresori’ i RENEA-s, “braktiset” nga të afë

26 Shtator 2020, 10:53 Nga DOSJA
Sarandë/ Përcillet për në banesën e fundit

SARANDË- Lefter Zhidru, 71-vjeçari që sulmoi me armë Policinë e Shtetit dhe RENEA-t është përcjellë sot për në banesën e fundit, në fshatin Xarrë në Sarandë, ku ishte edhe vendlindja e tij.

Në një ceremoni mortore të vogël për shkak edhe të masave anti-covid, ai është varrosur sipas riteve ortodokse.

Asnjëri nga familjarët e pranishëm nuk ka pranuar të flasë për mediat, ndërsa në ceremoni nuk ka qenë i pranishëm djali i tij, megjithëse ishte një nga personat e fundit me të cilët 71-vjeçari kërkoi kontakt, gjatë negociatave me RENEA-n.

Lefter Zhidru u vra dy ditë më parë nga forcat RENEA  në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata. I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, mori armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij, pasi po sulmone me kallashnikovë efektivët e Shqiponjave. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori të përfundonte me ekzekutimin e tij, në muzg nga forcat RENEA.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan varroset lefter zhidru lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan varroset lefter zhidru

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 09:52

SHKODËR– Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ky i fundit shpërndate lëndë narkotike. Forca e posaçme “Shqiponjat” kanë vën...