Aktualitet

Familja e kishte martuar me 71-vjeçarin, zbulohet historia e Floreshës, edhe burrin e parë ia vrau Policia greke (E SHKUARA)

25 Shtator 2020, 15:17 Nga DOSJA
Familja e kishte martuar me 71-vjeçarin, zbulohet historia e

ELBASAN– Dje qyteti i Elbasanit për më shumë se 6 orë ishte nën terrorin e Lefter Zhidro, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA brenda banesës së tij. Por historia është përsëritur për bashkëshorten e tij, Floresha Zhidro. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se më herët ajo ishte e martuar me Bukurosh Bahon, nga fshati Broshkë i Elbasanit, i cili ishte vrarë në Greqi 23 vite më parë. Baho ishte nisur për të shkuar në Greqi ilegalisht, ndërkohë që vendi përballej më traziarat e ’97-ës.

Teksa po përpiqej që të kalonte kufirin, Policia i bëri thirrje që të ndalonte pasi dyshonte se po trafikonte drogë por që në fakt nuk rezultoi kështu. Efektivët grekë qëlluan pasi nuk dëgjuan thirrjet e tyre për të ndaluar. Pasi u qëllua me plumb, ai ka nga një lartësi e madhe duke ndërruar jetë në vend.

Pas kësaj, Floresha nisi një bashkëjetesë të shkurtër me një burrë tjetër, megjithatë as kjo lidhje nuk i eci. Pas ndarjes, familja vendosi për të duke e martuar me Lefter Zhidrun, por kjo lëvizje solli shkëputjen e Floretës me të birin. Ajo nuk e takoi më atë pasi nuk e lejonin prindërit e ish-bashkëshortit.

Aktualisht, Floresha po hetohet dhe mund të akuzohet për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se e ka ditur që burri i saj mbante armë dhe tritol në banesë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet floresha zhidro lefter zhidro floresha zhidro lefter zhidro

Sondazh

Poll