Aktualitet

Më shumë se 6 orë në Komisariat! Lirohen të shoqëruarit që po protestonin para Kryeministrisë, mbështesnin imamin Genc

25 Shtator 2020, 15:03 Nga DOSJA
Më shumë se 6 orë në Komisariat! Lirohen të

TIRANË– Pas më shumë se 6 orësh, lirohen nga Komisariati të shoqëruarit, të cilët protestuan para Kryeministrisë për nxjerrjen e imamit të vetëshpallur, Genci Balla nga sistemit 41-bis. Personat ishin mbështetës të Ballës dhe kërkonin që ai të vuante dënimin me burg në një sistem nomal.

Sapo Policia ka marrë informacione për protestën, ka shkuar dhe ka shoqëruar rreth 20 persona, mes tyre Olsi Jazexhiun. Ky i fundit është marrë nën hetim nga Anti-terrorri bashkë me nëntë persona të tjerë për përhapje paniku.

Pak ditë më parë imami i vetëshpallur Genci Balla është dërguar nga qelia në spitalin e burgut, pasi kushte hyrë prej ditësh në grevë urie dhe nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Balla është dënuar për terrorizëm, megjithatë bashkë me të burgosur të tjerë u futën në grevë urie, pasi nuk e pranonin vendimin. 

Genci Balla, imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së re, ishte dënuar me 17 vite burg si kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë. Më 30 korrik, Balla u vendos që të ishte një nga të parët që do t’i nënshtroheshin regjimit “41 BIS”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genci balla nen hetim olsi jazexhiu genci balla nen hetim olsi jazexhiu

Sondazh

Poll