Aktualitet

Aksident në Itali, përplasen makinat me njëra-tjerën, humb jetën 26-vjeçari shqiptar

25 Shtator 2020, 14:36 Nga DOSJA

ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur kur një makinë tip Ford Focus ka dalë nga rruga dhe është përplasur me makinën Opel Corsa.

Sipas mediave italiane i riu që drejtonte makinën Ford Focus ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shiut që kishte rënë dhe përfundoi në korsinën e kundërt. Pas aksidentit forcat ndihmëse së bashku me karabinierët dhe zjarrfikësit nxorën të aksidentuarit nga makinat edhe pse aksidenti ishte fatal për të riun shqiptarë ndërsa shoferi 51-vjeccar ndodhet në spital.

I riu nuk i mbijetoi dot plagëve të shumta që ka marrë dhe pësoi arrest kardiak, ndërsa policia po heton akoma për të zbardhur ngjarjen e plotë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident automobilistik ne itali humb jetën 26-vjeçari aksident automobilistik ne itali humb jetën 26-vjeçari

Sondazh

Poll