Aktualitet

Moti i keq në fundjavë/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend: Reshje të mëdha shi

25 Shtator 2020, 14:48 Nga DOSJA
Moti i keq në fundjavë/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

TIRANE– Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e cila është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes ka dërguar një shkresë prefekturave të Shkodërs, Lezhës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës.

Sipas IGJEUM, në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja.

Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim. AKMC i drejtohet prefekturave që të vlerësojnë zonat më të rrezikuara nga përmbytja, dhe të marrin masa për popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje.

Njoftimi:

Apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale. Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave”, njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akmc reshjet e shiut akmc reshjet e shiut

Sondazh

Poll