Aktualitet

Gjirokastra, si ishte, si është dhe se si po zbukurohet/ Çelet ekspozita e qytetit të gurtë në kuadër të “Ditët Europ

25 Shtator 2020, 14:48 Nga DOSJA
Gjirokastra, si ishte, si është dhe se si po zbukurohet/ Çelet

GJIROKASTËR– Në kuadër të “Ditët Europiane të Trashëgimisë” në Gjirkastër është çelur ekspozita në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Rreth 60 fotografi të ndara në 3 periudha, në atë para viteve ’44, në vitet ‘44-’90 dhe periudhën pas viteve ‘90 deri në ditët e sotme, tregojnë Gjirokastrën si ishte, si është dhe se si po zbukurohet.

Gjithashtu ekspozita përmbante edhe foto të kostumeve popullore të hershme të zonave të ndryshme të Gjirokastrës, Lunxhit, Dropullit, Përmetit e Libohovës,”- u shpreh Specialistja e Trashëgimisë Jo Materiale në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Eni Çuçi.

Sipas saj, ekspozita u çel në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë, ku nëpërmjet zhvillimit të ngjarjeve kulturore synohet nxjerrja në pah e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Një tjetër veçanti e kësaj ekspozite ishte çelja e saj në një nga pjesët më të bukura të kalasë e restauruar së fundmi, pjesa e kupolës poshtë sahatit aty prej ku qyteti gjarpëron e shihet të flejë i qetë,”– u shpreh Çuçi ndër të tjera në Amerikë.

Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekspozita ne gjirokaster eni çuçi ekspozita ne gjirokaster eni çuçi

Sondazh

Poll