SITUATA: Tre të vdekur nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri, 124 të infektuar në 24 orët e fundit
25 Shtator 2020, 14:03Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 viktima nga pandemia e koronavirusit. Sipas Ministrisë, viktimat janë: një 71-vjeçar nga Divjaka, një 79-vjeçar nga Korça, një 83-vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese. Nga 808 testime të kryera janë shënuar 124 raste të reja nga pandemia e koronavirusit, ndërsa 70 qytetarë janë shëruar. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacient janë të intubuar.
Deklarata e Dr. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 808 testime dhe janë konfirmuar 124 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik. 70 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7309 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacient janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 3 qytetarë, një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça, një 83 vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik. Një thirrje për prindërit në Tiranë në këtë periudhë të epidemisë: Shmangni fluksin në QSUT, drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi garantohet afër vendbanimit, nga mjekët pediatër, në kohë dhe me cilësi.
Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (25 Shtator 2020) Testime totale 83911 Raste pozitive 13045 Raste të shëruara 7309 Raste Aktive 5363
TIRANË– Një person ka tentuar të arratiset nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. I arrestuari ka kaluar vetëm pak metra ambientet e drejtorisë, është ka...
TIRANE– Policia e Shtetit vijon parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me ten...
ELBASAN– ‘Largohuni se dy i vrava’ janë fjalët që Lefter Zhidru i ka thënë dy miqve teksa po largohej që të shkonte te banesa në të cilën u ngujua p...
DURRES-Një 47-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij. Ai akuzohet për dhunë në familje dhe do duhet t...
ELBASAN– Djali i Lefter Zhidru ka reaguar për herë të parë për mediat aty ku ka thënë se kishte marrëdhënie të mirë me të atin pavarësisht se kishte kohë ...
ELBASAN– Pamjet që po shikoni tregojnë natyrën e dhunshme të Lefter Zhidru, 71-vjeçari që u ekzekutua një ditë më parë nga forcat RENEA. Videoja e siguru...
TIRANË– Avokati i Saimir Taullaut, Detar Hysi është shprehur se nuk ka asnjë dijeni mbi arrestimin e klientit të tij në Maqedoninë e Veriut. Në një prononc...
LIBRAZHD– Një person, punonjës ndërtimi ka ndërruar jetë pasi e ka zënë pompa e betonit. Mësohet se punëtori me inicialet K.K.,ishte duke punuar në banesë...
ELBASAN– Enkel Xhaferri, komandanti i “Shqiponjave” në Elbasan ka komentuar terorin që efektivët kaluan një ditë më parë në përballjen me Lefter Zhidrun, ...