Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim, i riu godet efektivin dhe i ikën nga duart, del nga Drejtoria e Policisë në Tiranë por pak metra

25 Shtator 2020, 13:44 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim, i riu godet efektivin dhe i ikën nga

TIRANË– Një person ka tentuar të arratiset nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. I arrestuari ka kaluar vetëm pak metra ambientet e drejtorisë, është kapur nga efektivët që ndodheshin aty rrotull. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, i riu me inicialet K.P., banues në Tiranë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Drejtorisë pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje. 

Në momentin që efektivi e ka futur në katin e parë të institucionit, i riu, 28 vjeç, banues në Tiranë, e ka goditur dhe ka dalë nga rrethimi i godinës. Por, arratia nuk zgjati shumë, pasi pak metra më tutje, efektivë të tjerë e kanë kapur, për ta rikthyer në Drejtorinë e Policisë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje pasi e kishte denoncuar i ati, por tashmë do të akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”. 

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën që në momentin që është dhënë alarmi për arratisjen e tij. Mbetet e paqartë mënyra se si personi në fjalë ka arritur të dalë nga një nga institucionet më të sigurta në Tiranë.

I riu që tentoi të arratisej ishte kallëzuar në polici nga babai i tij, i cili pretendonte se e kishte dhunuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e policise tirane tentative arratisjeje ne tirane drejtoria e policise tirane tentative arratisjeje ne tirane

Sondazh

Poll