Aktualitet

Operacioni i madh në Athinë/ Kapen tre persona, mes tyre një grua, sekuestrohen 500.000 euro

25 Shtator 2020, 14:23 Nga DOSJA
Operacioni i madh në Athinë/ Kapen tre persona, mes tyre një

ATHINE– Tre burra dhe një grua janë arrestuar në Athinë pasi iu janë gjetur drogë me vlerë në treg prej 500.000 eurosh. Tre shtetasit dyshohet se janë pjesë e një bande të madheqë shisnin sasi të madhe narkotike në Exarchia.

Tre të arrestuarit të moshave 30- 40 vjeç ishin nën syrin e policisë pasi u vunë në qëndër të operacionit policor.

Gjatë kontrollit të bërë policia sekuestroi 47 kilogramë marijuanë, 1,4 kilogramë hashash, 574 gram kokainë, 2.000 tableta ekstazi, 88 fletë vaji kanabis dhe një shishkë MDMA, si dhe pajisje të tjerë të përdorura në tregtinë e drogës të cilat shkojnë në shifrat e 5,000 euro.

Më tej u sekuestruan kompjuter, celular , dokumente dhe shënime që do të përdoren më tej për të nxjerrë më tej detaje të tjera në lidhje me bandën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni ne athine operacioni ne athine

Sondazh

Poll