Aktualitet

“Dua gjyq të hapur si Fidel Castro, më dënoni e më bëni hero por s’më mbyllni dot gojën”, u mor nën hetim për përhapje paniku, Jazexhi: Janë analiza, s’e shava Ramën nga rraca e as nga feja

VIDEO
Jazexhi shprehet se në fakt ai që po përhap panik është kryeministri Edi Rama, që sipas tij po e përdor situatën me Covid-19 për të instaluar një diktaturë. në video ai shprehet gjithashtu se e vetmja gjë që ka thënë është së shqiptarët do të shpërthejnë nga varfëria dhe nga mbyllja brenda dhe do të shpërthejnë në ndonjë vrasje.
Featured image of article: “Dua gjyq të hapur si Fidel Castro, më dënoni e më bëni hero por s’më mbyllni dot gojën”, u mor nën hetim për përhapje paniku, Jazexhi: Janë analiza, s’e shava Ramën nga rraca e as nga feja Analisti Olsi Jazexhi
Përditësuar:

TIRANË– Analisti Olsi Jazexhi, i cili një natë më parë u mor nënëhetim nga Anti-terrorri bashkë me nëntë persona të tjerë është marrë nën hetim për përhapje paniku është përgjigjur me video. në një video të publikuar në kanalin e tij në “Youtube”, pasi profilin e tij të Facebook ia kanë mbyllur, Jazexhi shprehet se në fakt ai që po përhap panik është kryeministri Edi Rama, që sipas tij po e përdor situatën me Covid-19 për të instaluar një diktaturë. në video ai shprehet gjithashtu se e vetmja gjë që ka thënë është së shqiptarët do të shpërthejnë nga varfëria dhe nga mbyllja brenda dhe do të shpërthejnë në ndonjë vrasje. Analisti i është përgjigjur Gledis Nanos për të cilin shprehet se është idjot që nuk kupton ndarjen e analizës nga vepra penale. Ai shton më tej se nuk është vepër penale të bësh analiza. 

Jazexhi shton më tej se kur thotë vrasje e ka fjalën për forcat e Ant-terrorit, që sipas tij do të vrasin ndonjë qytetar të varfër që do të dalë në protestë për shkak të mbetjes i varfër.

Fjala e plotë

Jam Olsi Jazexhi dhe sot është data…ishte 31 mars para pak minutash dhe tashmë është 1 prill. Sot do të flas me ju për diçka të jashtëzakonshme në lidhje me videot e mia dhe ato gjëra që flas gjithmonë. Për ata që më ndjekin e kanë parë që më kanë sulmuar sot, Anti terrori në Shqipëri organizata famëkeqe dhe islamofobe, kjo organizatë që ka burgosur miqtë tanë myslimanë më kanë sulmuar edhe mua. E kam pritur prej kohësh sepse ka vite që më vijnë vërdallë. Duhet t’u kërkoj edhe familje duke qenë se kur flas dnonjëherë në telefon mund t’i shaj, sepse e di që më përgjojn. Megjithatë ata më akuzojnë se kam përhapur panik. Ky lajm është bërë i ditur nga gazetarja Anila Hoxha në emisionin “Open” dhe thuhet që, unë, se më citojnë me iniciale O.J, por unë jam dhe jam krenar o zarbo të Anti Terrorit. Për ata që më ndjekin, ju e dini që jam marrë me këtë punën e koronavirusit që para tre javësh kur kryeministri Edi Rama, më në fund zbuloi se ne këtu në Shqipëri paskemi virus dhe na futi në shtetrrethim. Të gjithë ne shqiptarëve na ka shpallur armik dhe na mbyllur si miu në çark. Për të gjithë ata që nuk kanë pranuar të blejnë radhën e Ramës dhe të mendojnë se Covid-19 është gogoli që mund të na hajë, ka përdorur dhunë dhe na ka thënë se nëse nuk i bindemi do të na rrahë siç rreh policia indianët dhe irakianët. Atëherë si një analist dhe gjeo-politik që jam unë kam bërë disa video. Video e parë ishte ajo me titull ‘koronavirusi që kërcënon lirinë qytetare’. Në këtë video unë theksoja se koronvairusi do të përdoret për të instaluar një diktaturë dhe shumë prej jush që ju kanë rrahur, sekuestruar makinat e biçikletat, e shikoni që po luhet një lojë. Tema që unë kam rrahur është pikërisht kjo, që koronavirusi është një mjet që po hidhet dhe po përpiqet të instalojë një diktaturë totalitare. Dhe unë u kam thënë të gjith shqiptarëve që të mos kenë frikë. Dhe këtë gjë nuk e shpika unë, por e ka thënë edhe vetë Presidenti Ilir Meta, që Rama po sjell diktaturën dhe me sektin e tij Soros ka thënë që Rama do sjellë diktaturën në vend. Më pas kam publikuar profecitë e profetit Muhamed në lidhje me ato që ai ka thënë për fundin e botës. Më pas kam publikuar një video me tanket dhe kam thënë që Edi Rama nxjerr tanket për të luftuar koronavirusin. Më pas në një video tjetër kam thënë që ky koronavirusi bëhet për të hapur panik dhe për të trembur qytetarët. Mesa duket videot e mia kanë shkaktuar shqetësim tek spiunazhët që monitorojnë dhe janë të interesuar për të instaluar diktaturën në Shqipëri. Para një jave Mentor Hoxha më bëri report për videot dhe më tha që janë video-fake neës. Pyeta për këtë Muhametin, çfarë është ky palla thashë. Më thanë që është spiun dhe punon për Facebook. I bëra ca komente dhe mi fshiu dhe i thashë që do ta hidhja në gjyq. Por ky Hoxha kishte shumë ndikim në spiunazhin e këtyre të Kosovës dhe filluar më dolën në RTK dhe duke më shënjestruar si jo-shqiptar, jo ky është ai i 3 gishtave dhe donin të më shpallnin anti-shqiptar. Më pas unë publikova një tjetër video në lidhje me grushtin e shtetit që u zhvillua në Kosovë për të rrëzuar qeverinë e Kurtit. Kur ndodhi dhe mocioni, fola me dikë dhe i thashë të bënte video me mua sepse ndoshta mua s’më besojnë. Dhe kjo video i ka shqetësuar miqtë tanë amerikanë. Mirëpo pas kësaj video që unë fola për amerikanët dhe pas asnjë lloj shpjegimi mu byll Facebook. Më pas unë bëra apel që të gjithë miqtë  e mi të hiqni dorë nga Facebooku amerikan dhe të kalonin në Vkontaktin rus, sepse të paktën rusët nuk na fusin në burg.  Mirëpo sot Anti Terrori më ka sulmuar nëpërmjet Eni Vasilit dhe më ka cituar si një person që hap panik. Gazetarja Anila Hoxha që ka lexuar traktin që i kanë dhënë asaj të lexojë, që të mos flisni më as ju dhe të trembemi se mund të futemi në burg. Në fakt un jam munduar të qetësoj qytetarët shqiptarë ata që Rama i tremb dhe thotë ‘jemi në luftë’. Unë u them të mos trembem dhe se kjo gjëja është e stisur pasi disa bij kur*ash po luajnë lojëra. Domethënë unë spo hap panik, po qetësoj.

 

Më pas në letrën që lexoi Anila Hoxha thuhet se unë kam thënë që do tq vijë ndonjë vrasje dhe se do të shkatërrohet prona private në mënyrë që qytetarët ta shesin për një copë bukë. Po, unë e kam thënë kete gjë sepse me anë të auto-blindave po i lë shqiptarët pa bukë, i ka mbyll si miu nëpër shpia dhe të mos punojnë, bujku nuk lejohet të shkojë të mbjellë tokën e tij, Rama po i lë pa bukë. Dhe po i sfidon, po u bën atë që na bënte ne Ramiz Alia. Unë jam një nga ata q i kemi gjuajtur me gur Enver Hoxhës, o legen dhe Edi Rama ishte shejton më i madh se ty sepse thoshte që unë jam Zoti’ s’ka tjetër. Ti po mundohesh ta zëvendësosh atë, po Zoti është Allahu, ndërsa ti je një vdekatar. Ti nuk duhet t’i dhunosh shqiptarët. Këtë u them edhe miqve të mi të Anti Terrorit. Unë jam një historian dhe oër këtë jam shkolluar që të predikoj sjeljen e qytetarëve dhe të partive politike. Dhe këtë po bëj përsëri. Ruajeni këtë video Gledis Nano, ma bëj hallal sepse nuk e kam me ty, ndoshta ndonjëherë e teproj e të shaj kur flas në telefon, por e kam me postin që ke. Çojeni këtë video në Porkurori dhe gjykatë ku unë them se me këtë varfëri që rama po u bën shqiptarëve do të ndodhin vrasje dhe do të shpërthejnë revolta. Këtë gjë nuk e them vetëm unë, por edhe La Republica, media italine e cila shkruante para pak ditësh se njerëzit do ngrihen në reviltë për shkak të vrfërisë. Dhe çfarë do të ndodhë? Ndonjë qytetar, magjyq, do të dalë me barkun bosh dhe t’i gjuajë me gur policisë dhe më pas këta të Anti Terrorit do ta vrasin. Kur të ndodhë kjo gjë, Shqipëria do të futet në luftë civile. Ajo që po u bëni shqiptarëve që po i mbyllni në shtëpi dhe s’po i lini të punojnë do të sjellë përplasje. Dhe nëse kjo analiza ime gjeo-politike ka sjellë anik, faleminderit. Po e them përsëri.

Dhe ju më pas më citoni fjalinë që pronat e shqiptarëve do blihen për një copë bukë. Po, unë mendoj se pas politikës së frikës që po bën Edi Rama fshihet kjo gjë. Mbyllja e treegjeve, me qëllim, nënë justifikimin e kosonavirusit po mbyllni tregjet. Çfarë do të nddhë? Oligarkët rreth Edi Ramës do vijën dhe do të blejnë pronat e shqiptarëve për një copë bukë. Dhe çfarë po bëjnë shqiptarët? Kërkojnë atë që bëri Trumpi dhe atë që tentoi të bënte Kurti, të oos shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas në shkresë thuhet se një tjetër person, edhe ai nën hetim, thuhet se ai ka thënë që koronvairusi nuk ësht virus por armë biologjie. O Gledis o injorant, po pse ire të thuash që virusi është krijuar në laborator është përhapje paniku?? Po këtë e kanë thënë profesorë dhe media në të gjithë botën. Po në Amerikë nuk i fut njeri në burg.

Qytetarë si unë e sfidojnë Esi Ramën, unë iki në plazh në mal dhe them që jam tradhëtar. Dhe ju zagarët që më keni akuzuar, hiqeni atë akuzë dhe më vini një tjetër që thotë se jam tradhëtar i koronavirusit, dhe nëse e bëni këtë gjë unë do t’ju dua dhe do ta pranoj.

Unë në videot e mia e luftoj panikun. Kur pyesin gazetarët si Eni Vasili dhe Blendi Fevziu se përse janë mbyllur shqiptarët, ai me atë mjekrën e vet si egërsirë i bën edhe vetullat ashtu dhe thotë: Jemi në luftë!

Unë nuk i tremb qytetarët por u jap kurajo të mos pranojnë diktaturën. Për mua koronavirusi është njëgrip i rëndë, si malaria. Ok nga malaria vdesin më shumë njerëz, por ai luftohet me mjekë. Ne na ka rënë një gomar për kryeministër por ne duhet t’u themi që të mos na kufizojnë me këtë preteks. Unë jam një historian dhe një analis gjeo-politik dhe s’më ndaloni dot të bëj analiza. Për çfarë do të më dënoni? Që kam thënë se koronavirusi është prodhuar në laborator në Amerikë, unë do citoj Franciz Boyer, dhe nëse ai gënjen, edhe unë gënjej. Nëse do më akuzoni se unë kam thënë që Rama po instalon diktaturë, atëherë hajde ta provojmë në gjykatë.

Në do të luftojëm deri në fund për të ruajtur lirinë e mendimit. Rama nuk na hesht dot, na bllokon Facebook, por edhe në burg ne do të flasim. Ata më akuzojnë për përhapje paniku dhe nxitje urrejtjeje dhe grindjeje në bazë të rracës, etnisë, fesë dhe as orientimit seksual.

Nuk e shaj Ramën as nga rraca dhe nga feja që është bërë katolik i rilindur dhe e çon gruan te Papa që t’i fërkojë barkun. Dhe nuk kam thënë as që Rama është pederast. Do më bëni hero të demorkacisë. Bujrum, hajdeni. Dhe gazetarët i lus, që të tregojnë dinjitet dhe të mos ulen në studio e të bëhen palë me qeverinë por le t’i diksutojmë idetë e mia. Miq ju përshëndes, paqja dhe mëshra qiftë me ju. Ishalla shihemi në Gjykatë bashkë. Më keni bërë të famshëm, ju dua shumë, ju falenderoj gjyqin e dua të hapur si Fidel Kastro, kur e dënuan. Dua sa më shumë prani të mediave dhe të diskutojmë mbi paikun që kam përhapur unë. Faleminderit.

Një natë më parë, janë marrë nën hetim 10 qytetarë, të cilët sipas Anti Terrorit kishin bërë deklarata terroriste në rrjetet e tyre sociale. Dosja.al mësoi se një prej tyre është gazetari dhe analisti Olsi Jazexhiu, i cili bashkë me miqtë e tij kanë bërë deklarime që autoritetet i quajnë të gabuara. Në postimet e fundit në rrjetet sociale, Jazexhiu ka shprehur hapur se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha ishte një shpikje. Madje ai ka shpërndarë vazhdimisht edhe masat e marra nga kryeministri, duke mos i kursyer edhe mendimet e ti në lidhje me këtë gjë dhe shkruan se po instalohet diktatura.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment