Aktualitet

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau, rivali i Aldo Bares kërkohet nga Zvicra ku është dënuar me 4 vite burg,

25 Shtator 2020, 10:11 Nga DOSJA
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau, rivali i Aldo Bares

MAQEDONI E VERIUT– Saimir Taullau, i njohur në Shqipëri si rivali i fortë i Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjes, është vënë në pranga në Maqedoninë e Veriut. Për Taullaun, ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga autoritetet zviceriane, pasi akuzohet për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Taullau është dënuar në Zvicër në vitin 2013 me 4 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike. Ai është kapur teksa tregtonte një sasi heroinë gjatë aksionit të policisë zvicerane. Gjykata e ka lënë në “arrest shtëpie” Taullaun deri në përfundim të hetimeve, por ai është arratisur dhe ka ardhur në Shqipëri. Më pas në mungesë, në vitin 2013, gjykata Zvicerane e ka dënuar me 4 vite burg 

Tashmë Saimir Taullau do të qëndrojë nën masën e “arrestit në burg” me afat 30 ditor, në Maqedoni, dhe më pas do të ekstradohet drejt Zvicrës. Në një prononcim për gazetarin Elton Qyno, avokati Detar Hysi tha se nuk mund të jepte asnjë koment në këtë fazë të ngjarjes, pa kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe se nuk e dinte që ishte arrestuar klienti i tij.

Saimir Taullau është një person me precedentë të theksuar kriminalë. Ai është akuzuar disa herë për vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike, por ka mundur të dalë i lirë. Taullau dyshohet edhe se ka pasur të bëjë në vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ngjarje për të cilën është vënë në pranga Orges Bilbili.

Saimir Taullau ka rënë edhe dy herë pre e atentateve. Atij iu bë atentat më 24 nëntor të vitit 2018 në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij, nga i cili shpëtoi me dëme të lehta. Në tetor të vitit 2017, atij iu bë një tjetër atentat, por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet edhe si një biznesmen në Lushnje. Ai është vëllai i Baki Taullaut, i cili është vrarë në vitin 2005 në ditën e zgjedhjeve në muajin korrik. Baki Taullau u vra nga banda e Aldo Bares.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet saimir taullau maqedoni e veriut arrestohet saimir taullau maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 09:37

VLORË– Sokol Muharremi, pronar i një banese në Vlorë është në konflikt me përmbarimin, i cili ka shkuar që ta nxjerrë nga banesa ku jeton prej 50 vitesh. F...