Aktualitet

25 Shtator 2020, 07:51 Nga DOSJA

ZVICËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, ku një ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën ndërsa gruaja e tij 50-vjeçare së bashku me vajzën 17-vjeçare kanë mbetur të lënduara.

Kjo ngjarje ka ndodhur në apartamentin e tyre në Zvicër kur autoritetet e Zyrihut kanë njoftuar se mëngjesin e djeshëm është raportuar për dhunë në një familje sipas mediave vendase, por pa bërë të qartë se çfarë ka ndodhur konkretisht.

Autoritetet kanë gjetur dy gra, nënë e bijë të gjakosura ndërsa kryefamijari, 47-vjeçari me iniciale M.B, ka ndërruar jetë.

Ky i fundit pavarësisht se kishte marrë ndihmën e parë, nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve. Gruaja e viktimës, 50-vjeçarja dhe vajza 17-vjeçare u dërguan në spital për trajtim pas plagëve të marra.

Mësohet se 50-vjeçari që ka mbetur i vdekur jetonte që prej moshës 16 vjeç në Zvicër, njihej si biznesmen, pasi kishte një biznes makinash, ndërsa djali kishte një kompani tjetër.

Siç shkruajnë mediat e huaja djali i viktimës ka rrëfyer se kur ai kishte dalë nga shtëpia pak orë para se të raportohej krimi, gjithçka ishte në rregull. Ndërkohë ende nuk ka detaje sesi ka nisur konflikti dhe cilat janë arsyet.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet biznesmeni shqiptar në zvicër vdes shqiptari ne zvicer zyrih biznesmeni shqiptar në zvicër vdes shqiptari ne zvicer zyrih

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:35

SHIJAK- Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta që pas tërmetit të 26 nënto...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:07

TIRANË– Një 30-vjeçar ëhtë vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se i riu, me inicialet K. H., është arrestuar në vendin e q...