Aktualitet

Shqipëria dridhet sërish! Shënohen edhe pesë lëkundje të tjera gjatë natës

25 Shtator 2020, 06:05 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Pesë lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar gjatë natës që kaloi. Sipas të dhënave të publikuara në IGJEUM, epiqendra e pesë lëkundjeve ka qenë përkatësisht katër herë në Belsh, dhe një herë në Cërrik.

Më magnitudë të vogël, 1.6; 1.7; 1.9; dhe 2.0 gradë të shkallës rihter, toka është dridhur sërish në Shqipëri.

Mbrëmjen e kaluar një tërmet me magnitudë 4.2 gradë të shkallës rihter nxorri jashtë Kuçovën dhe fshatrat përreth. Tërmeti me epiqendër në Fier shkundi të gjithë zonën jugperëndimore në Shqipëri.

Edhe dy netë më parë, u shënuan më shumë se 12 lëkunje tërmeti gjatë natës. Shqipëria ka lënë pas një histori të hidhur me tërmetet, ku lëkundja e 26 nëntorit, një vit më parë, la pas 51 viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne belsh termet ne shqiperi termet ne belsh termet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 20:25

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në drejtësi, ku një i arrestuar pranoi me zë dhe figurë se ka paguar plot 20 mijë euro për t’u liruar nga bu...