Aktualitet

Ekzekutimi me snajper i 71-vjeçarit në Elbasan/ Trupi ndodhet ende në morg, asnjë nga familjarët nuk shkon për t’a tërh

25 Shtator 2020, 06:54 Nga DOSJA
Ekzekutimi me snajper i 71-vjeçarit në Elbasan/ Trupi ndodhet ende

ELBASAN- Trupi i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru ndodhet ende në morgun e spitalit të Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se asnjë nga familjarët nuk është paraqitur në morg, për të tërhequr trupin, e më pas të zhvillohet ceremonia mortore. Ndërkohë mësohet se mjekët kanë kryer autopsinë në trupin e të moshuarit.

Sakaq, ditën e sotme ekspertët do të bëjnë edhe një këqyrje të fundit në vendin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë pasditen e djeshme në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan. Pas 5 orësh terrori forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidr.

I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

Për këtë ngjarje, Policia ka ndaluar edhe gruan e 71-vjeçarit, pasi akuzohet  për moskallëzim krimi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 20:25

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në drejtësi, ku një i arrestuar pranoi me zë dhe figurë se ka paguar plot 20 mijë euro për t’u liruar nga bu...