Aktualitet

Mbollën hashash në banesat e tyre, arrestohen dy vëllezërit në Bulqizë

25 Shtator 2020, 06:17 Nga DOSJA
Mbollën hashash në banesat e tyre, arrestohen dy vëllezërit

BULQIZË– Dy persona, vëllezër, janë vënë në pranga pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se në kuadër të kontrolleve për lëndët narkotike dhe për kapjen e personave që ushtrojnë aktivitete të jashtëligjshme, dy vëllezërit janë pikasur në banesën e tyre.

Konkretisht, personat me iniciale N. S., 58 vjeç, B. S., 46 vjeç, (vëllezër), banues në Zerqan, Bulqizë, janë arrestuar sepse në shtëpitë e tyre, ku dhe kishin tentuar të mbillnin kanabis. 

Njoftimi i policisë Bulqizë: Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen dy vëllezër, pasi tentuan të kultivonin bimë narkotike në banesat e tyre. Specialistët për hetimin e Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Zerqan dhe zonën përrreth si rezulat i të cilit u goditën dy raste të tentativës për kultivim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë dy shtetas pasi në banesat e tyre kishin tentuar të kultivojnë bimë narkotike, e konkretisht : N. S., 58 vjeç, B. S., 46 vjeç, (vëllezër), banues në Zerqan, Bulqizë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne bulqize bulqize arrestohen dy persona ne bulqize bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 20:25

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në drejtësi, ku një i arrestuar pranoi me zë dhe figurë se ka paguar plot 20 mijë euro për t’u liruar nga bu...