Aktualitet

“Do jepni llogari, e vratë”/ Ish-bashkëshortja e Lefter Zhidrus konfliktohet me policinë, një ditë pasi RENEA ekzekutoi

25 Shtator 2020, 07:12 Nga DOSJA
“Do jepni llogari, e vratë”/ Ish-bashkëshortja e Lefter

ELBASAN– Floresha Zhidru, 41-vjeç, ish-bashkëshortja e fundit e Lefter Zhidrus që u ekzekutua një ditë më parë nga forcat RENEA ka lëshuar akuza të forta ndaj policisë. Edhe pse vetë telefonoi policinë pasi e pa q ëish-bashkëshorti i saj mori armën në krahë, 41-vjeçarja nuk është kursyer në kritika e akuza të forta ndaj efektivëve dhe medias.

Një ditë pas ekzekutimit të ish-bashkëshortit, akuzon policinë për vrasje dhe sipas saj gazetarët do japin llogari për gjithçka që kanë shkruar. Në momentin që efektivët kanë mbërritur në shtëpi për një kqyrje të fundit të vendit të ngjarjes, Zhidru është konfliktuar me ta.

E vratë ju. Do jepni llogari për gjithçka që keni shkruar,”- mësohet të jetë shprehur ajo gjatë konfliktit.

Floresha Zhidru është marrë nën hetim pasi akuzohet për moskallëzim krimi. Shtëpia ishte e mbushur plot me municione dhe duke qenë se 41-vjeçarja jetonte me Zhidrun, ka qenë në dijeni të këtij fakti.

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “Renea”,  në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata. I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, morri armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori të përfundonte me ekzekutimin e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet floresha zhidru lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan floresha zhidru lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:07

TIRANË– Një 30-vjeçar ëhtë vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se i riu, me inicialet K. H., është arrestuar në vendin e q...