Aktualitet

Ekzekutimi i Lefter Zhidrus nga RENEA, shenja plumbash kudo, banorët: Ishte i dhunshëm, e rrihte gruan

25 Shtator 2020, 07:51 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Lefter Zhidrus nga RENEA, shenja plumbash kudo, banorët: Ishte

ELBASAN– Pas ekzekutimit të 71-vjecarit Lefter Xhidru, nga forcat RENEA ditën e djeshme në Elbasan, grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes ditën e sotme. Gjatë ditës së sotme në banesën e 71-vjeçarit janë parë të afërm të tij që mblidhen në banesë ndërsa dëgjohen duke qarë. Fqinjë të viktimës thonë se Zhidru ka qenë problematik dhe krijonte konflikt me të gjithë banorët në pallat, ndërsa herë pas here thonë se dhunonte edhe bashkëshorten.

Lefter Zhidru ka qenë një ish-oficer prandaj edhe ka patur njohje në lidhje me përdorimin e armëve. Mësohet se Zhidru ka qenë i martuar tri herë dhe ka fëmijë me secilën nga gratë. ABC News ka ndjekur nga afër të gjithë ngjarjen që tronditi opinionin publik. Siç shihet në video, në vendngjarje shihen shenja të plumbave në muret e pallatit pranë dritares së banesës së viktimës, gjithashtu edhe në muret e kateve në brendësi të banesës.

Po ashtu edhe dera e banesës së 71-vjeçarit duket e bërë shosh nga plumbat e qëlluar gjatë shkëmbimit të zjarrit mes RENEA-s dhe viktimës. Lëfter Zhidru, 71-vjec u ekzekutua ditën e djeshme nga forcat e RENEA-s pasi ai nuk u dorëzua dhe bëri rezistencë duke rrezikuar forcat speciale.

E gjitha ngjarja është përjetuar nga banorët e zonës, të cilët ishin dëshmitarë të breshërive të armëve dhe shpërthimeve.

Marrë nga AbcNews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:35

SHIJAK- Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta që pas tërmetit të 26 nënto...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:07

TIRANË– Një 30-vjeçar ëhtë vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se i riu, me inicialet K. H., është arrestuar në vendin e q...