A do kemi përmbytje? Meteorologu lajmëron rrebeshe shiu: Reshjet nuk ndalen deri të hënën
25 Shtator 2020, 07:02Nga DOSJA
TIRANË– Meteorologu Hakil Osmani ka sjellë parashikimin e motit për ditët në vijim. Në një lidhje në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, Osmani u shpreh se gjatë ditës së sotme pritet të kemi rrebeshe shiu që do të jenë prezentë deri në orët e para të ditës së shtunë. Ai shtoi se në mesditë, mund të kemi një përmirësim të lehtë, ndërsa në orët e mbrëmjes do të kemi rritje të reshjeve të shiut.
“Gjatë ditës së sotme pritet të kemi rrebeshe shiu që do të jenë prezentë deri në orët e para të ditës së shtunë. Por në orët e mesditës dhe në vijim mund të kemi një përmirësim të lehtë, ndërsa në orët e mbrëmjes do të kemi rritje të reshjeve të shiut. Gjatë ditës së hënë deri në mesditë reshjet e shiut do të jenë të larta. Ndërkohë të dielën dhe gjatë ditës së hënë do të kemi reshje të konsiderueshme në vendin tonë. Edhe më Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut presim që reshjet të jenë me intensitet të lartë. Si pasojë të reshjeve të konsiderueshme vlerat maksimale do të zbresin në 21-22 gradë Celsius,”– u shpreh meteorologu.
Ditët e fundit, vapa e nxehtë e verës u ka lënë hapësirë reshjeve të vjeshtës dhe temepraturave më të ulëta. Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë edhe përmbytje në shumë qytete.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Trupi i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru ndodhet ende në morgun e spitalit të Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se asnjë nga familjarët nuk...
BULQIZË– Dy persona, vëllezër, janë vënë në pranga pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se në kuadër të k...
SHQIPËRI– Pesë lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar gjatë natës që kaloi. Sipas të dhënave të publikuara në IGJEUM, epiqendra e pesë lëkundjeve ka qe...
SHQIPËRI- Ditën e sotme do të kemi sërish një mot me shi. Meteoalb parashikon se gjatë mesditës do të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin. ...
ELBASAN– Trupi i Lefter Zhidrus, 71-vjeçarit që terrorizoi Elbasanin është tërhequr nga familjarët të cilët erdhën nga Saranda dhe nisën vajtimin. Pas au...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë vrasjen e 71-vje...
DIBËR- Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Dibrës, në Unazën e Re, ku një makinë fouristradë BMW X5, ka humbur kontrollin dhe ...
Aktualitet24 Shtator 2020, 20:25
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në drejtësi, ku një i arrestuar pranoi me zë dhe figurë se ka paguar plot 20 mijë euro për t’u liruar nga bu...