Aktualitet

Mos dilni pa çadër nga shtëpia/ Sot do të ketë sërish reshje shiu, temperaturat do të ulen me 2 gradë (HARTA)

25 Shtator 2020, 06:04 Nga DOSJA
Mos dilni pa çadër nga shtëpia/ Sot do të ketë

SHQIPËRI- Ditën e sotme do të kemi sërish një mot me shi. Meteoalb parashikon se gjatë mesditës do të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin. Ndërkohë temperaturat do të ulen me 2 gradë, në krahasim me një ditë më parë. Kështu, temperaturat minimale do të ulen në 8 gradë, ndërsa ato maksimale do të shkojnë në 27 gradë.

PARASHIKIMI:  

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin, ku më të shpeshta mbeten në zonat veriperëndimore. Mesdita dhe pasditja sjellin sërish një sistem të dendur vranësirash duke rrezikuar shira fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht përfshijnë dhe zonat qendrore duke lënë jugun më mot të vranët. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do fryjë mesatare paradite por forcohet ndjeshëm në pasdite me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë. Rajoni dhe Evropa Vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi ere mbizotërojnë Brigjet e Italisë dhe pjesërisht Ballkanin Perëndimor, po ashtu shira të rrëmbyeshëm do të përfshijnë qendrën dhe veriun e kontinentit. Ndërsa lindja dhe jugperëndimi i Evropës mbeten me kthjellime.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 25 shtator 2020 parashikimi i motit 25 shtator 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 20:25

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në drejtësi, ku një i arrestuar pranoi me zë dhe figurë se ka paguar plot 20 mijë euro për t’u liruar nga bu...

Aktualitet 24 Shtator 2020, 19:31

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga operacioni i Policisë së Shtetit në Elbasan, ku pak orë më parë u ekzekutua 71-vjeçari, Lef...