Politike

Rama inspekton lagjen e re të Rindërtimit në Laç: Larg qoftë tërmet tjetër, u takova me Erdoganin, ai është shumë…

24 Shtator 2020, 18:31 Nga DOSJA
Rama inspekton lagjen e re të Rindërtimit në Laç: Larg

LAC– Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme lagjen e re të Rindërtimit në Laç. Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Kurbinit.

Rama ka dëgjuar detajet nga përfaqësuesit e kompanisë turke që i kanë garantuar se projekti për këtë zonë është që të përballojë një tërmet prej 9 ballësh të shkallës Rihter e përveç kësaj kërkon që kjo lagje të jetë më e fortë, më e mirë dhe më e bukur.

Larg qoftë tërmet tjetër tani, por ne do e bëjmë më të fortë, më të bukur, më cilësore’- tha Rama.

Po ashtu  ai ka zbuluar se para disa ditësh me Erdogan kanë folur edhe për këtë çështje, teksa është shprehur se Presidenti turk ka qenë shumë i kënaqur nga ecuria e punimeve.

‘Isha me Presidentin përpara, në Presidencën e tij në Marmaris. Ai interesohet herë pas here në fakt, edhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht’- u shpreh Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama inspektimi i rames edi rama inspektimi i rames

Sondazh

Poll