Politike

Cakaj pret deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar: Bashkërisht për ta mbështetur Luginën dhe mbrojtur e

24 Shtator 2020, 15:07 Nga DOSJA
Cakaj pret deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim, në Tiranë, deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar Shaip Kamberin, Nadije Beqirin dhe Armend Bajramin.

Në një reagim në ‘Facebook’ lidhur me takimin, Cakaj u shpreh se mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë, sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme në përpjekjen për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj edhe një takim të vyer me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me z. Shaip Kamberi, znj. Nadije Beqiri e z. Argjend Bajrami ! Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme: përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht e së shpejti.”- shkruan Cakaj. 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj gent cakaj

Sondazh

Poll