Politike

“S’e kuptova propozimin e opozitës parlamentare”/ Balla: Modeli i PS i bazuar në modele europiane

24 Shtator 2020, 12:08 Nga DOSJA
“S’e kuptova propozimin e opozitës parlamentare”/ Balla:

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme plenare deklaroi se është i bindur për fitimin e mandatit të deputetit në qarkun e Elbasanit.  Po kështu, ai theksoi se modeli i propozuar nga PS për listat e hapura është i bazuar në modele europiane. Gjithashtu ai i bën thirrje opozitës jashtëparlamentare që të dorëzojë propozimin e tyre.

“Populli nuk bën gabim kurrë me vota. Nëse populli i qarkut të Elbasanit do më japë 0 vota dhe të vij në Parlament, nuk ndodh. Hajde ulemi dhe flasim. Lexova propozimin e Hajdarit dhe nuk kuptova asgjë. Kemi marrë modelet më të mira të Europës. Danimarka mos është gjë vend diktatorial dhe marrim këtë model. Pragu 3 përqind është shumë i mirë. Hajdeni sillni propozimin. Edhe për ata jashtë të vijnë me propozime. Rezoluta është shumë e rëndësishme. Kuvendi ecën shumë shpejt me plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushgtetuese. I bëj thirrje çdo juristi shqiptar që të aplikojë. Ama KED dhe institucione të tjera mos të tallen më me këtë proces. Kjo mazhorancë nuk ka qenë kurrë në një llogore kundër vendeve që na kanë mbështetur” – tha Balla.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seancë plenare 24 shtator 2020 taulant balla seancë plenare 24 shtator 2020 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2020, 09:06

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me replika mes deputetëve të opozitës parlamentare dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. I pari ishte deputet...

Politike 24 Shtator 2020, 08:01

KUKËS- Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia, teksa ka publikuar listën e kandidatëve për Kukësin, Hasin dhe Tropoj...