Politike

“Komunist i ndyrë”/ Sot e shau në Kuvend, por Alimadhi e kishte në zemër Gramoz Ruçin, deklaratat e ‘ëmb

24 Shtator 2020, 10:33 Nga DOSJA
“Komunist i ndyrë”/ Sot e shau në Kuvend, por Alimadhi e

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi e ka të ndarë jetën private nga ajo profesionale. Sot debatoi ashpër me kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi në lidhje me kohën e tij për të folur në foltore, dhe fyerjet kaluan edhe në personale. “Komunist i ndyrë e di se ç’të bëj”,-i tha Alimadhi Ruçit, ndërkohë që kryeparlamentari e përjashtoi nga seanca dhe kërkoi ndihmën e gardës për ta nxjerrë jashtë. Por garda nuk u afrua dhe Alimadhi vijoi fyerjet nga foltorja. Kjo solli edhe ndërprerjen e seancës. Megjithatë, Ruçi dhe Alimadhi nuk njihen sot, kur themi ne shqiptarët.

Gjatë karantinës, Alimadhi ishte deputeti i parë që u infektua me COVID-19, dhe e kaloi keq. Ai hyri disa herë në terapi intesive, ndërsa kur doli, ishte i ‘plogësht’ për raportin e tij me politikën. Deputeti akuzoi qeverinë se nuk ka bërë aq sa duhet për spitalet dhe kolegët për mungesën e vëmendjes ndaj tij.

Alimadhi arriti deri atje sa përfshiu edhe kryeministrin Edi Rama në akuzë se pse nuk e telefonoi. Por për Ruçin kishte fjalë të tjera. “Po ate dite njoftova kryetarin e Kuvendit me nje SMS mbi gjendjen time shendetsore. Per hire te se vertetes me mori menjehere ne telefon dhe me pyeti per gjendjen shendetedore. I kerkova nderhyrjen e tij prane autoriteteve perkatese. Po ashtu ai me mori perseri sot ne telefon duke me pyetur perseri per gjendjen shendetesore, me pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgje deri tani. Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnje interesim. Mire me tha se po interesohem une dhe per kete e falenderoj.”,-thoshte Alimadhi për Ruçin, ndërsa sot e quajti ‘komunist’.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi gramoz ruci adriatik alimadhi gramoz ruci

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2020, 09:06

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me replika mes deputetëve të opozitës parlamentare dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. I pari ishte deputet...

Politike 24 Shtator 2020, 08:01

KUKËS- Partia Demokratike ka nisur votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia, teksa ka publikuar listën e kandidatëve për Kukësin, Hasin dhe Tropoj...