Politike

“Është thelbësore që…”/ Varhelyi thirrje palëve politike në Shqipëri: Gjykata Kushtetuese të jetë gati para Konfe

24 Shtator 2020, 14:15 Nga DOSJA
“Është thelbësore që…”/ Varhelyi thirrje

HUNGARI– Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi, së fundmi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje të gjitha palëve politike në Shqipëri të mbështesin pa vonesë procesin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian.

Në postimin në Twitter ai ka njoftuar se mirëpret hapjen e procedurave për dy vakancat në këtë gjykatë. Ndër të tjera Varhelyi është shprehur se ngritja e Gjykatës Kushtetuese duhet të përfundojë brenda Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.

“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, ka shkruar komisioneri Varhelyi në Twitter.

I welcome the opening of application procedures for 2 vacancies of ??Constitutional Court. Essential that all ?? authorities support this process w no delay. This is a key requirement of @EUCouncil Conclusions prior to 1. IGC. EU continues to support Albania on its accession path

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) September 24, 2020

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olivér várhelyi olivér várhelyi

Sondazh

Poll