Politike

‘Në rast se shkelet marrëveshja e 5 qershorit, nuk do të ketë 4 fajtorë’, Meta: Ka vetëm një, Edi Rama

24 Shtator 2020, 12:29 Nga DOSJA
‘Në rast se shkelet marrëveshja e 5 qershorit, nuk do të

TIRANE– Nëse shkelet marrëveshja e 5 Qershorit, Meta tha se fajtori është vetëm një, Edi Rama.

‘Nuk do të ketë dy fajtorë në rast se shkelet marrëveshja e 5 qershorit, nuk do të ketë as 4 fajtorë, do të ketë vetëm një fajtor, i cili për fatin e tij personal, kërkon të vërë në pikëpyetje fatin e 4 mln shqiptarëve. Jo vetëm kaq. Çështjet shtetërore dhe interesi kombëtar janë të paprekshëm dhe duhet të respektohen njësoj nga të gjithë. Kush mendon se fati i tij është më i rëndësishëm se e ardhmja europiane e Shqipërisë e ka shumë gabim dhe është në kohë për të reflektuar dhe ndryshuar opozitën e vet‘- u shpreh presidenti i vendit.

Më tej gjatë deklaratës për mediat, presidenti i vendit u shpreh se Shqipëria nuk është në parlamentarizëm e se ka politikanë që po punojnë jo në interesa të popullit.

‘“Çështja më e rëndësishme është se sot ne kemi politikanë, që qartazi dhe hapur, që për fat të keq, punojnë kundër interesit të shqiptarëve dhe integrimit. Interesi i integrimit, është i pari interes kombëtar. Çdo dalje tjetër është në shërbim, si të sillesh si nënkontraktor, i një fuqie antishqiptare. Ne presim dhe unë pres kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë në mënyrën më të dashur. Këtë se bëj se nuk kandidoj. Kam krijuar një forcë politike nga zero. Në atë kohë siguronin veten në listë kryetarët. Atëherë kam deklaruar se nëse nuk e marr mandatin maxhoritar, largohem nga jeta politike. Nuk them; mos bëj ça bëj unë.. Shqipëria nuk ka parlamentarizëm, pasi s’ka debat dhe mbrojtje interesash për shqiptarët. Pasi deputetet, në tërësinë e tyre, jo  të gjithë, kanë kthyer në kukulla të kryetarëve.”- u shpreh Meta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konferenca e vjoses ilir meta konferenca e vjoses

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2020, 09:06

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me replika mes deputetëve të opozitës parlamentare dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. I pari ishte deputet...