Politike

Shpallja e vakancave për ‘Kushtetuesen’, Kim falenderon Metën dhe Ruçin: Hap para për drejtësinë

24 Shtator 2020, 15:09 Nga DOSJA
Shpallja e vakancave për ‘Kushtetuesen’, Kim falenderon

TIRANE– Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim ka falenderuar Ilir Metën dhe Gramoz Ruçi për rihapjen e shpejtë të kandidaturave për Kushtetusen.

Kim shkruan se ky është një hap para për të ecur me reformën në drejtësi, ndërsa u bën thirrje të gjithë juristëve të aplikojnë për të ngritur sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese dhe t’i shërbejnë vendit të tyre.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Gjykatën Kushtetues. Shpresojmë që juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan Kim ne Twitter.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e kandidaturave yuri kim hapja e kandidaturave yuri kim

Sondazh

Poll