Politike

Reagon Bashkia e Tiranës për akuzat e PD-së: Lulzim Basha nuk i ndal mashtrimet publike, përdor fatkeqësinë e tërmeteve

24 Shtator 2020, 15:34 Nga DOSJA
Reagon Bashkia e Tiranës për akuzat e PD-së: Lulzim Basha nuk i

TIRANE– Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me deklaratën e Partisë Demokratike në lidhje me shtëpinë e familjes së Shpëtimit dhe Valbona Ramës në njësinë 4 në kryeqytet.

Bashkia nëpërmjet një njoftimi shkruan se familja është ndihmuar nga qeveria dhe bashkia për dëmet që mori në dy tërmetet. Madje ata shtojnë se kanë marrë dhe dëmshpërblimet prej 296 mijë lekësh.

Reagimi i Bashkisë së Tiranës:

Lulzim Basha nuk i ndal mashtrimet publike ndaj qytetarëve të Tiranës dhe në mënyrën më të shëmtuar vijon ta përdorë fatkeqësinë e tërmeteve, që tronditën çdo shqiptar, për të bërë fushatë. I bindur se gënjeshtra dhe shpifja janë alternativa e vetme që mund t’i ofrojë Tiranës, Lulzim Basha nxorri sërish sot spikeren e tij për të rrëmuar në fatkeqësinë e familjes së Shpëtim dhe Valbona Ramës në Njësinë 4.

Por, gënjeshtrat e ulëta të spikeres së Bashës, të cilën duket se e kanë kapur ethet e listave, hidhen lehtësisht poshtë:

Familja e Shpëtim dhe Valbona Ramës është ndihmuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, si në rastin e tërmetit të 21 shtatorit, ashtu edhe të 26 nëntorit 2019. Pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit, familja Rama ka përfituar një dëmshpërblim prej 296 mijë lekësh, të cilat janë tërhequr pranë Postës Shqiptare nga z. Shpëtim Rama me firmën e tij.

Mandej, kjo familje është përfituese e dëmshpërblimit edhe për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Më 30 nëntor 2019, katër ditë pas tërmetit, Instituti i Ndërtimit e ka vlerësuar shtëpinë me nivel dëmi DS2, duke e kaluar në listën e familjeve që përfitojnë dëmshpërblim për riparimin e dëmeve. Akt konstatimi shpjegon se dëmet e konstatuara janë “çarje e hollë e suvasë mbi kornizë dhe në muret bazë, nuk ka dëme në strukturë”.

Në zbatim të akt konstatimit të Institutit të Ndërtimit, Bashkia e Tiranës ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për dëmshpërblimin e familjes në fjalë. Me vendim të Këshillit Bashkiak nr. 81, datë 27.07.2020, “Për miratimin e listës së përfituesve nga granti i rikonstruksionit”, familja e Shpëtim dhe Valbona Ramës rezulton përfituese e dëmshpërblimit në vlerën 1 milion e 750 mijë lekë. Z. Shpëtim Rama ka firmosur edhe kontratën e grantit të rikonstruksionit dhe së shpejti, mund t’i tërheqë paratë në një nga sportelet e Postës Shqiptare.

Rasti i familjes së Shpëtim dhe Valbona Ramës është mashtrimi i 6 me të cilën PD-ja përpiqet të gënjejë qytetarët e Tiranës.

Por, meqenëse për Lulzim Bashën nuk ka rëndësi fakti se e ka shndërruar Partinë Demokratike në agjenci ‘kap ça të kapësh’, kurse spikeret e dënuara nga gjykata për shpifje, në prodhuese ditore fake news-esh, i bëjmë thirrje, që të paktën, të mos përdorë fatkeqësitë e njerëzve për përfitime politike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia e tiranes bashkia e tiranes

Sondazh

Poll