Aktualitet

Kishin mbjellë drogë në fshatin Velçë, arrestohen dy persona në Vlorë

24 Shtator 2020, 11:26 Nga DOSJA
Kishin mbjellë drogë në fshatin Velçë, arrestohen dy

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar dy personaG. J, 57 vjeç dhe SH.SH, 31 vjeç, të cilat akuzohen për kultivim droge. Uniformat blu bëjnë me dije se 2 të arrestuarit kishin mbjellë drogë në fshatin Velçë të Selenicës.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit. Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. J., 57 vjeç dhe SH. SH., 31 vjeç te dy banues në fshatin Velçë, Selenicë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se janë autorë të tentativës për kultivim të disa bimëve narkotike cannabis sativa të konstatuara në fshatin Velçë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprimet e mëtejshme procedurale.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 2 persona në vlorë arrestohet 2 persona në vlorë

Sondazh

Poll