Aktualitet

Njëri dhunoi 2-vjeçarin, tjetri shkelin masën “arrest shtëpie”, Policia e Durrësit vë në pranga një person, procedon

24 Shtator 2020, 10:17 Nga DOSJA
Njëri dhunoi 2-vjeçarin, tjetri shkelin masën “arrest

DURRËS– Një person është vënë në pranga ndërsa një tjetër është proceduar penalisht, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, 34-vjeçari me inicialet M. C., banues në Gramëz, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar një mjet në Tiranë, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Krujë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ndërsa, u procedua penalisht shtetasi G. D., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në ambientet e çerdhes private për fëmijë ku ai punon, ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije të mitur 2 vjeç.

Njoftimi i policisë Durrës

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Shërbimet e Policisë Durrës, në kuadër të kontrolleve të shtuara në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe konstatimin e shtetasve që lëvizin në kundërshtim me ligjin, arrestuan në flagrancë shtetasin: M. C., 34 vjeç, banues në Gramëz, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar një mjet në Tiranë, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Krujë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. U procedua penalisht shtetasi G. D., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në ambientet e çerdhes private për fëmijë ku ai punon, ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije të mitur 2 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e durresit policia e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 09:58

TIRANË– Avokati i Alket Dinos, pedagogut që u arrestua pasi akuzohet se merrte para në këmbim të notës së provimeve është shprehur se klienti i tij nuk ka ...