Aktualitet

Do kalonin gjashtë sirianë drejt Europës, arrestohen dy persona në Gramsh, mes tyre një polic

24 Shtator 2020, 10:12 Nga DOSJA
Do kalonin gjashtë sirianë drejt Europës, arrestohen dy persona

GRAMSH– Dy persona, njëri prej tyre efektiv police janë vënë në pranga pasi akuzohen për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas njoftimit të Policisë së Gramshit, mësohet se dy të arrestuarit janë kapur në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, 6 shtetas sirian, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 4 aparate celular, një armë zjarri, stema dhe dokumenti i policisë i shtetasit S. H., si dhe mjetin me të cilin qarkullonin dy të prangosurit.

Njoftimi i policisë Gramsh: Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas informacioneve të marra në rrugë operative se këta dy shtetas transportonin nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: E. Gj., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe S. H., 59 vjeç, banues në Gramsh. Arrestim i shtetasit E. Gj. u bë për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa arrestimi i shtetasit S. H.(punonjës policie në IEVP Peqin), i cili ka qenë me uniformë policie në momentin e arrestimit, u bë për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, 6 shtetas sirian, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 4 aparate celular, një armë zjarri, stema dhe dokumenti i policisë i shtetasit S. H., si dhe mjetin me të cilin qarkullonin. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne gramsh arrestohet polici ne gramsh gramsh arrestohen dy persona ne gramsh arrestohet polici ne gramsh gramsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 09:58

TIRANË– Avokati i Alket Dinos, pedagogut që u arrestua pasi akuzohet se merrte para në këmbim të notës së provimeve është shprehur se klienti i tij nuk ka ...