I ati u vra në protestën e 21 janarit/ Veliaj takon dy fëmijët e Ziver Veizit, bashkia i ndihmon me bursat e studimit
TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar fëmijët e Ziver Veizit, një prej katër protestuesve të vrarë në protestën paqësore të Partisë Socialiste para kryeministrisë në 21 janar 2011.
Përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti shfaqet së bashku me Anën dhe Klajdin, dy të rinj plot kurajo dhe studentë të shkëlqyer të cilët gjatë kësaj kohe kanë përfituar bursë studimi nga ana e Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të ndjekin ëndrrat e tyre.
“Me dy të rinj plot kurajo që humbja e babait nuk i përuli. Ana dhe Klajdi Veizi – studente të shkëlqyer dhe qytetarë të devotshëm të Tiranës tonë tani. E lumtur që @Bashkia Tirane ka ndihmuar me bursat e studimit, suksese për këtë vit akademik, jemi krenare per ju!.”- ka shkruar nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti në Twitter.
9 vite më parë, më 21 janar 2011 katër protestues u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kur Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 protestues: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Me fotot e kolegëve të ndjerë në duar, si dolën mjekët në protestë të heshtur për 30 minuta para QSUT-së: Të shpalle
TIRANË– Fotot që po shikoni, tregojnë momente nga protesta e mjekëve që u zhvilluar për 30 minuta përpara QSUT-së në Tiranë, e cila zgjati vetëm 30 minuta....
Arta Vorpsi nuk heq dorë, dorëzon në Kuvend kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese
TIRANË- Arta Vorpsi nuk heq dorë. Mësohet se gjyqtarja Vorpsi ka paraqitur në Kuvend kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese.Kështu, Vorpsi i ësht...
“Jam italian”/ Tentoi t’ia hidhte paq me policët britanikë, 22-vjeçarin shqiptar e lë në baltë gjuha, i
BRITANI E MADHE- Kleris Harizi është një shqiptar i cili u kap nga policia britanike duke përdorur një indetitet tjetër, si shtetas italian.22-vjeçari sh...
Ndërpritet seanca plenare! Ruçi nxjerr jashtë Alimadhin, deputeti “ngulet” në foltore: E di se ç’të bëj apo jo? Kry
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta. Pas përplasjes së Rudina Hajdarit me Elisa Spiropalin, kësaj here ishte deputeti Adriatik Alima...
Shpërthimi me tritol / Policia dhe Prokuroria mbledhin ‘forcat’ për të hetuar ngjarjen, kush e donte të vdekur Preng Gji
TIRANË– Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë zhvilluar një takim për gati dy orë në Prokurorinë e Tiranës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në qendër ...
Mjekët në protestë tek QSUT-ja/ Kirurgu Ruka: As Rama as Manastirliu nuk kanë pranuar takim, mashtruan sindikatën
TIRANË- Ditën e sotme mjekët dhe infermierët kanë zhvilluar një protestë afro një orëshe tek Urgjenca e QSUT-së. Ashtu siç ishte paralajmëruar bluza...
Mjekët protestojnë për 30 minuta në oborrin e QSUT-së: Duam plotësimin e 4 kërkesave, ata që shkuan në Kyeministri nuk
TIRANË- Ditën sotme në orën 10:00 ashtu siç ishte paralajmëruar, dhjetëra mjekë protestuan në oborrin e QSUT-së për plotësimin e 4 kërkesave të tyre...
Aksident në Bulqizë/ 32-vjeçari del nga rruga teksa po udhëtonte me motor, plagoset rëndë, niset me helikopter drejt Tiran
BULQIZË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksdient rrugor në aksin Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur ura e Okshatinit, Homesh. Mësohet se 32-vje&ccedi...
Stuhia e fuqishme godet Italinë, rrugët “zhyten” nën ujë
ITALI- Stuhia ka rrëzuar disa pemë, duke shkaktuar trafik, ndërsa janë ndërprerë edhe disa linja tramvaji.Po ashtu është shkëputur energjia elektrike në disa zo...