Arrestohet Viktor Lekgegaj në Mirditë, u dënua me 10 vite burg pasi u kap me Gëzim Çelën, ‘Baronin e drogës’
24 Shtator 2020, 11:06Nga DOSJA
MIRDITË– Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë është vënë në pranga pasi rezulton i dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Sipas njoftimit të Policisë së Mirditës, mësohet se Lekgegaj, është lokalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë dhe forca e posaçme “Shqiponjat” në DVP Lezhë dhe u vu në pranga, në fshatin Perlat i Epër, Mirditë.
Viktor Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë. Për këtë vepër penale, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Lekgegaj është kapur bashkëm e Gëzim Çelën, të njohur ndryshe si ‘Baroni i Drgoës’, i cili është edhe pjesë e listës së OFL-së. Çela është dënuar me 10 vite burg së bashku me Arif Çela, Viktor Lekgegaj, Fran Merdhoci dhe Alfred Mikeli. Çela vijon të jetë në kërkim.
Njoftimi i policisë për arrestimin e Lekgegajt në Mirditë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha e fundit”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Operacioni nga Komisariati Mirditë dhe forca e posaçme “Shqiponjat”. Bie në prangat e Policisë 48-vjeçari nga Mirdita, i dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë dhe forca e posaçme “Shqiponjat” në DVP Lezhë u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Streha e fundit”. Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Perlat i Epër, Mirditë, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Shtetasi Viktor Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Mëngjesin e sotëm, pranë stacionit të Trenit në Durrës ka ndodhur një sherr mes dy të rinjve. Siç shihet në pamjet e mëposhtme të publikuara...
TIRANË- Opozita parlamentare ka depozituar sot një projektligj të ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Opozita kërkon uljen e pragut, nga 3% që propozohet ...
DURRËS– Një person është vënë në pranga ndërsa një tjetër është proceduar penalisht, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policis...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga tetë persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar n...
GRAMSH– Dy persona, njëri prej tyre efektiv police janë vënë në pranga pasi akuzohen për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mbaj...
TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar fëmijët e Ziver Veizit, një prej katër protestuesve të vrarë në protestën paqësore të Partisë S...
Aktualitet24 Shtator 2020, 09:58
TIRANË– Avokati i Alket Dinos, pedagogut që u arrestua pasi akuzohet se merrte para në këmbim të notës së provimeve është shprehur se klienti i tij nuk ka ...
TIRANË– Fotot që po shikoni, tregojnë momente nga protesta e mjekëve që u zhvilluar për 30 minuta përpara QSUT-së në Tiranë, e cila zgjati vetëm 30 minuta....
TIRANË- Arta Vorpsi nuk heq dorë. Mësohet se gjyqtarja Vorpsi ka paraqitur në Kuvend kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese.Kështu, Vorpsi i ësht...