Aktualitet

Drafti i Opozitës Parlamentare: Pragu elektoral të ulet në 1%! Kryetari i Partisë mund të kandidojë në disa zona

24 Shtator 2020, 10:49 Nga DOSJA

TIRANË- Opozita parlamentare ka depozituar sot një projektligj të ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Opozita kërkon uljen e pragut, nga 3% që propozohet në draftin e Partisë Socialiste në 1%. Po ashtu, Kryetari i Partisë mund të kandidojë në disa zona.  Drafti është firmosur nga 8 deputetë, mes tyre dhe Rudina Hajdari. Drafti është firmosur nga Myslim Murrizi, Rudina Hajdari, Halit Valteri, Arlind Çaçani, Ralf Gjoni, Arben Elezi, Alban Zeneli dhe Halil Jakimi.

Propozimet janë dorëzuar në Kuvend, ndërsa sot u zhvillua mbledhja e grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Tri anëtarët e grupit, Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita, kërkuan më shumë kohë për propozimet e Kuvendit, atë të PS dhe të Grupit Demokrat. Korab Lita shprehu rezervat dhe kërkoi kohë për të depozituar edhe propozimet e Hajdarit dhe grupit Demokrat.

Kështu, gupi u dakordësua që të rimblidhet gjatë pasdites së sotme për tu njohur me propozimet e Litës, në kërkim të arritjes së konsensusit sa më të gjerë për amendamentet e Kodit Zgjedhor. Komisioni i Ligjeve i ka dhënë afat grupit të punës deri më 30 shtator.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet damian gjiknuri hapja e listave 100% klotilda bushka korab lita damian gjiknuri hapja e listave 100% klotilda bushka korab lita

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 09:58

TIRANË– Avokati i Alket Dinos, pedagogut që u arrestua pasi akuzohet se merrte para në këmbim të notës së provimeve është shprehur se klienti i tij nuk ka ...