Aktualitet

Moslejimi i telefonave në spitalet COVID/ Mjeku Gent Stroni: Nuk është e vërtetë, imagjinoni sa vrasëse mund të jetë pë

24 Shtator 2020, 11:19 Nga DOSJA
Moslejimi i telefonave në spitalet COVID/ Mjeku Gent Stroni: Nuk

TIRANË- Pas takimit në Kryeministri me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mjeku Gent Stroni deklaroi se bluzat e bardha nuk ishin njoftuar paraprakisht se me kë do ta zhvillonin takimin. Ai theksoi në studion e ABC News se në takimin e mëngjesit, 4 mjekët u informuan se do të takoheshin me ministren e Shëndetësisë.  Ai theksoi më tej se takimi i radhës për 4 kërkesat e tyre, do të zhvillohet të mërkurën që vjen.

“Kërkesat tona janë bërë të ditura edhe më parë. Grupi i punës për takimin e ardhshëm do të jetë nga sindikata dhe ministria”, tha Stroni.

Më tej ai u pyet edhe për moslejimin e aparateve celulare në spitalet COVID. Mjeku theksoi se çdo person që është i shtruar tek Infektivi ka një celular me vete.

“Çdo person që ka hyrë tek Infektivi ka pasur celular, ju garantoj për këtë. Kjo nuk është e vërtetë. Por unë dua t’i jap të drejtë familjarëve që janë shprehur se kanë nevojë për informacion. Tashmë në Infektiv është vendosur një celular vetëm për thirrje dalëse për të dhënë informacion për familjarët. Por, imagjinoni sa vrasëse mund të jetë për një mjek që ka lënë detyrën në mëngjes dhe të jetë sërish në detyrë për t’ju përgjigjur problematikave të ndryshme.”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 09:58

TIRANË– Avokati i Alket Dinos, pedagogut që u arrestua pasi akuzohet se merrte para në këmbim të notës së provimeve është shprehur se klienti i tij nuk ka ...