Aktualitet

Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe përndoqi bashkëshorten, arrestohet 41-vjeçari në Berat

24 Shtator 2020, 10:20 Nga DOSJA
Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe përndoqi bashkëshorten, arrestohet

BERAT– Një 41-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka përndjekur bashkëshorten e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Beratit, 41-vjeçari me inicialet P.V., ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vendime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ai ka përndjekur vazhdimisht bashkëshorten e tij dhe ka tentuar të hyjë në banesën e saj, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.

 Njoftimi i policisë Berat: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në DVP Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: P. V., 41 vjeç, banues në Ura Vajgurore. Kapja e këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vendime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas ka përndjekur vazhdimisht bashkëshorten e tij dhe ka tentuar të hyjë në banesën e saj, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41-vjeçari në berat berat arrestohet 41-vjeçari në berat berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 09:58

TIRANË– Avokati i Alket Dinos, pedagogut që u arrestua pasi akuzohet se merrte para në këmbim të notës së provimeve është shprehur se klienti i tij nuk ka ...