Politike

“Unë nuk isha dakord”/ Ministrja Denaj tregon prapaskenat e rritjes së pagave, Malaj e kritikon: Mos lejo populizi

23 Shtator 2020, 20:20 Nga DOSJA
“Unë nuk isha dakord”/ Ministrja Denaj tregon prapaskenat e

TIRANË– Mjekët, infermierët dhe pjesa tjetër e stafit mjekësor do të kenë rritje page me 40%. Por premtimi i kryeministrit Edi Rama, duket se ka shkaktuar “dhimbje koke” tek ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

E ftuar në emisionin “Open”, Denaj u shpreh se kryeministri kishte kërkuar që në buxhetin afatshkurtër të përfshinte dhe rritjen e pagave, të cilin ajo e kishte kundërshtuar duke marrë parasysh situatën e pandemisë në vend. Në këtë moment, ndërhyri ish-deputeti Arben Malaj, i cili kritikoi ministren duke theksuar se rrogat po rriteshin para zgjedhjeve.

Rritja e pagave nuk është e vetmja zgjidhje për problemet e shëndetësisë. Nuk mund të thuash po isha unë kundër dhe kryeministri pro do rriten rrogat. Ministrja është e Financave të Shqipërisë, jo e kryeministrit. Sa herë ka zgjedhje kryeministri del e bëhet si Babagjyshi i Vitit të Ri, por detyra e ministres është që mos ta lejojë të bëjë këtë populizëm. Rritja e pagave me rritje borxhi sjell krizë,”- tha Malaj ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj armen malaj anila denaj armen malaj

Sondazh

Poll