Politike

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit “padit” në Danimarkë kryeministrin Edi Rama: Na garantuan hetim të thellë

23 Shtator 2020, 18:03 Nga DOSJA
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit “padit” në Danimarkë

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka treguar se ka kërkuar nga institucionet e shtetit danez të hetohen veprimet që çuan në shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Aleancës i është dërguar një kopje e kallëzimit penal Ministrit të Drejtësisë në Danimarkë dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Një kopje e tillë i është dërguar më parë edhe SPAK-ut.

Sakaq Aleanca bën me dije se  ka marrë përgjigje në kohë rekord nga autoritetet daneze ku u është konfirmuar se “do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare”.

Postimi i Aleancës në rrjetet sociale:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i nisi Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës, Prokurorit të Përgjithshëm të Danimarkës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Penale të Danimarkës, një kopje të kallëzimit penal kundër Kryeministrit shqiptar, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shtetasit shqiptar Shkëlqim Fusha, që ka bërë pranë SPAK-ut, kohë më parë, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi përfshirjen në projektin korruptiv të ndërtimit të Teatrit të Ri të shtetasit danez Bjarke Ingels përfaqësues i kompanisë BIG.

Me një shkrese përcjellëse i kërkuam institucioneve të drejtësisë daneze të reagonin në respektim të ligjeve që veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës.

Ndryshe nga institucionet shqiptare, që shquhen për mungesë transparencë, na mbërriti një përgjigje në kohë rekord prej institucioneve daneze në fjalë, e cila na siguron se do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare.

E drejta vonon, por nuk harron.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleanca per mbrojtjen e teatrit aleanca per mbrojtjen e teatrit

Sondazh

Poll