Politike

Takimi për COVID-19! Kush janë 4 ekspertët e Bashës, i mban më pranë nga të gjithë

23 Shtator 2020, 16:59 Nga DOSJA
Takimi për COVID-19! Kush janë 4 ekspertët e Bashës, i mban

TIRANE- Gjatë mbledhjes së mbajtur në selinë blu, Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha diskutoi në lidhje me situatën e pandemisë në Shqipëri dhe në 2 spitalet COVID.

Pranë Bashës, ishin ‘4 ekspertët’ e mjekësisë së Partisë Demokratike. Halim Kosova, Arben Beqiri, Bardh Spahia, Tritan Shehu, të gjithë të pajisur me maska dhe të distancuar nga njëri-tjetri.

Të gjithë të diplomuar për mjekësi, Basha zgjodhi që në krah të tij të kishte pikërisht këto emra pasi beson në dijet e tyre dhe në aftësitë që ata mund të kenë për ta kuptuar situatën që ndodhet vendi.

Kjo mbledhje u zhvillua pasi mjekët paralajmëruan një protestë ditën e nesërme në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia refuzoi lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie, ndaj Basha kërkoi takim me bluzat e bardha dhe ekspertët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben beqiri bardh spahia halim kosova lulzim basha lulzim basha me antaret e partise demokratike takimi per covid-19 tritan shehu arben beqiri bardh spahia halim kosova lulzim basha lulzim basha me antaret e partise demokratike takimi per covid-19 tritan shehu

Sondazh

Poll