Politike

ZOTIMET e Ramës/ Lulzim Basha ironizon fjalët e kryeministrit: A ka njeri që ja vë më veshin këtij?

23 Shtator 2020, 14:06 Nga DOSJA
ZOTIMET e Ramës/ Lulzim Basha ironizon fjalët e kryeministrit: A ka

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeminsitrit Edi Rama i cili tha se do të rriten pagat, do të ketë zero tatim-fitimi për biznesin e vogël e se të gjitha këto do të paraqiten javën e ardhshme në një plan.

Basha shkruan në ‘Twitter’ se sikur të gjitha këto gjëra të ishin bërë realitet, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje që është sot.

‘Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?’- shkruan Basha.

Ditën e sotme Edi Rama prezantoi planin e ri i cili do të ndërhyjë në pagë, duke garantuar pagën minimale të punonjësit të ri nga 4 deri në 8 muajtë e parë të punës. Po ashtu, gjatë kësaj kohë, shteti paguan të gjitha sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësit. Në skemë hyn në lojë dhe një tjetër mekanizëm i prezantuar sot nga qeveria, që sanksion që për një vit, shteti merr përsipër pagesën e siguracioneve në vlerën 100%, për të gjithë ata që paguhen në të zezë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2020, 07:39

KRUJË – Familja Preni jeton në kontenier që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij thotë se deri më tani nuk ...