Politike

Mjekët paralajmëruan protestë, Rama i thërret në takim në Kryeministri

23 Shtator 2020, 15:45 Nga DOSJA
Mjekët paralajmëruan protestë, Rama i thërret në takim

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka ftuar ditën e djeshme në Kryeministri mjekët të cilët paralajmëruan protestë.

Këta të fundit njoftuan ditën e sotme se do të mblidhen nesër në orën 10:00 përballë QSUT-së. Ata kërkuan leje nga policia për zhvillimin e protestës, por këta të fundit refuzuan kërkesën me justifikimin se nuk lejojnë grumbullime në periudhën e COVID-19.

Mjekët kërkojnë plotësimin e 4 pikave prej institucioneve shtetërore të cilat lidhen me kushtet ku punojnë si dhe me pagesat e tyre. Pavarësisht se Rama deklaroi ditën e sotme se pagat do të rriten me 40% për mjekët dhe punonjësit e institucioneve të tjera, bluzat e bardha kërkojnë plotësimin e pikave të tjera.

Më konkretisht ata kërkojnë që mjekët të cilët humbin jetën në krye të detyrës të shpallen dëshmorë të kombit, rritje të pagave, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor dhe tu sigurohen të gjitha kushtet në punë.

Kërkesat e plota:

Në letrën e tyre ata u kanë lënë një afat dyjavor institucioneve përkatëse për tu kthyer përgjigje dhe për të biseduar mbi kërkesat e mjekëve.

Nuk dihet nëse mjekët do pranojnë ftesën që iu është bërë nga kryeministri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mjeke edi rama mjeke

Sondazh

Poll