Politike

Demokratët, gati për të zgjedhur kandidatët për deputetë! Kukësi “ndez” motorët, anëtarësia mund të “djegë”

23 Shtator 2020, 15:22 Nga DOSJA
Demokratët, gati për të zgjedhur kandidatët për

TIRANE– Demokratët nisin më 25 shtator fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Votimi i bazës nis më datë 25 shtator dhe përfundon më 21 tetor, dhe do të seleksionojë emrat më të mundshëm të skuadrës që blutë do t’i prezantojnë qytetarëve më 25 prill 2021. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se votimi do të nisë nga Qarku i Kukësit, të premten, nga ora 10:00-18:00, dhe do të përfundojë me Tiranën, që do të votojë më 10 tetor.

Datat kur do të bëhet votimi sipas qarqeve: 

Qarku i Kukësit 25 shtator
Qarku i Dibrës 26 shtator
Qarku i Gjirokastrës 27  shtator
Qarku i Beratit  28 tetor
Qarku i Shkodrës 30 shtator
Qarku i Lezhës 1 tetor
Qarku  i Durrësit 3 tetor
Qarkun Vlorës 5 tetor
Qarku i Korçës 7 tetor
Qarku Tiranë 10 tetor

Ndërsa datat nuk janë saktësuar për Elbasanin dhe Fierin, që do të votojnë midis 25 shtatorit dhe 11 tetorit. Një tjetër risi e garës brenda PD, është edhe mënyra e përzgjedhjes. Paraprakisht, mësohet se anëtarësia do të votojë nëpërmjet votës kontestuese. Secili anëtar, mund të shprehë konstestimin e tij, për më shumë se një nga kandidatët e listës, por jo më shumë sesa 20% i totalit të kandidatëve, në listën e çdo qarku. Kandidati me më shumë vota kontestuese në rang qarku apo dege, hiqet nga lista. Por cilët emra do të votohen nga anëtarësia? Komisioni i Vlerësimit në PD, i ngritur që më 3 gusht, me vendimin e Këshillit Kombëtar, po seleksionon kandidaturat e propozuara nga çdo degë. Kandidatët e propozuar, pas një deklarimi në një formular të detyruar, kalojnë në skanerin e Komisionit, që përbëhet nga Mark Marku, Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Genc Ruli dhe Enriketa Papa.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gara ne pd kandidatët për deputetë listat e pd gara ne pd kandidatët për deputetë listat e pd

Sondazh

Poll