Politike

Oerd Bylykbashi: Kthejini Ramës kusurin e babëzisë së tij, Durrësit i duhen hequr nga dhëmbët hienat

23 Shtator 2020, 12:22 Nga DOSJA
Oerd Bylykbashi: Kthejini Ramës kusurin e babëzisë së tij,

TIRANE– Mëngjesin e sotëm qyteti bregdetar i Durrësit është përmbytur nga shirat. Për gjendjen në këtë qytet ka komentuar Oerd Bylykbashi i cili thotë se durrsakët kanë shansin që me 25 prill 2021 t’ia kthejnë kusurin Ramës. Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka publikuar video dhe foto nga qyteti i Durrësit pas përmbytjes nga shirat.

15 minuta shi e kanë përmbytur vendin dhe kanë marrë provate e babëzisë së kësaj qeverisje grabiqare- shkruan Bylykbashi në postimin e tij.

Postimi i plotë i Bylykbashit

Durrsaket kane shansin qe me 25 prill 2021, t’i kthejne kusurin Edi Rames ‎dhe bandes te tij per ate ku PS e katandisi qytetin ne 20 vite qeverisje. Nje masaker urbane! E grabiten pushtetin me vota te manipuluara me 1 tetor 2000 dhe vazhdojne ta vjedhin pa u ndalur ne grykesine e tyre. Dhe ne 15 vitet e fundit Rama eshte ai qe ka caktuar me doren e vet Dakon dhe banden rreth tij qe masakruan Durresin‎.

Durresi i duhet hequr nga dhembet ketyre hienave dhe i duhet kthyer sa me pare banoreve te tij. Sot me 15 minuta shi, te gjithe moren serish proven e babezise se kesaj qeverisje grabitqare. Sa here do te ishin bere kanalizimet, do ishin hequr plehrat qe digjen, apo do te ishin bere parqe e pune publike qe jeta e durrsakeve te ishte me e mire, nese 20 buxhetet vjetore do ishin per durrsaket e jo per Dakot e Rames?

Me 25 prill, kusuri i llogarise se qeverisjes socialiste eshte vota si shpulle mbrapsh per te gjithe ate qe keni hequr dhe vazhdoni te hiqni nga banda e Rames qe qeveris Durresin ne keto 20 vjet. Kaq kujtoni dhe e keni te qarte!

Kthejini Rames kusurin e babezise se tij!Durrsaket kane shansin qe me 25 prill 2021, t’i kthejne kusurin Edi Rames…

Gepostet von Oerd Bylykbashi am Mittwoch, 23. September 2020

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2020, 07:39

KRUJË – Familja Preni jeton në kontenier që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij thotë se deri më tani nuk ...