Aktualitet

“Dora e fshehtë”/ E padëgjuar! Prokurori kërkon sekuestrimin e kompjuterave të Gjykatës së Lezhës, si u falsifikua ve

23 Shtator 2020, 16:38 Nga DOSJA
“Dora e fshehtë”/ E padëgjuar! Prokurori kërkon

LEZHË – Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Lezhë, ku Gjykata dhe Prokuroria e këtij qyteti janë futur në një konflikt institucional që të premten e shkuar. Mësohet se shkak për ngatërrësën është bërë një vendim sekuestrimi i lëshuar nga prokurori i Lezhës, Sabri Kastrati. Ky i fundit ka kërkuar nga Policia Gjyqësore që të sekuestrojë të gjithë objektet elektronike të Gjykatës.

Në “duart” e prokurorit ka rënë një çështje penale për falsifikimin e një vendimi civil gjyqësor, ndaj janë ngritur dyshimet se shkresa falso ka dalë nga Gjykata e Lezhës. Vendimi i lëshuar nga gjyqtari Ilir Përdeda, i përket një çështje divorci, për të cilën ishte vendosur që të pushohej për shkak se paditësi nuk ishte paraqitur në seancat e caktuara. Por gjatë hetimeve Kastrati ka zbuluar se paditësi ka marrë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe mandej e ka dorëzuar në Gjendjen Civile në Lezhë, duke kryer dhe divorcin. Pra në vitin 2019, gjyqtari Përdeda kishte vendosur pushimin e padisë civile dhe jo miratimin e saj, por çifti përfundoi në divorc. 

Për këtë arsye hetuesi ka urdhëruar policinë gjyqësore që të sekuestrojë të gjithë kompjuterat e gjyqtarëve dhe sekretareve për të kuptuar nëse vendimi është falsifikuar në zyrat e Gjykatës. Dyshimet shtohen edhe nga fakti se vendimi i falsifikuar, ka të njëjtin emër gjyqtari dhe të njëjtën datë, madje janë vendosur saktë edhe vulat postare dhe të njoma. Pavarësisht situatës serioze, Gjykata e Lezhës e ka kundërshtuar kërkesën, duke pretenduar se një veprim i tillë do të “paralizonte” punën, e cila është shumë e akumuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gjatë shtetrrethimit, edhe institucionet e drejtësisë ishin të mbyllura për publikun. 

Deri më tani për këtë çështje janë arrestuar dy persona, Edmond Ndreu dhe Fran Ameri, ku njëri prej tyre sapo është kthyer nga Greqia dhe momentalisht të dy ndodhen në burg për akuzën e “falsifikimit të dokumentave gjyqësore”. Megjithatë nuk dihet roli i tyre në marrjen e vendimit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lezhës lezhe gjykata e lezhës lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 16:37

GREQI– Klearhos Marousakis, sinoptikan i televizionit grek ‘Open’ ka paralajmëruar se cikloni që goditi Greqininë gjatë dirëve të fundit do të...

Aktualitet 23 Shtator 2020, 15:21

TIRANË– Shqipëria nuk është e interesuar për burgje private. Qeveria shqiptare tërhiqet nga projekti i burgjeve private me pretendimin se nuk ka pasur inte...